4
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, ministri Maqedonci u uroi festën të gjithë zyrtarëve dhe ushtarakëve të MM-së dhe FSK-së të komunitetit boshnjak dhe theksoi se FSK është Forcë multientike, e ndërtuar në frymën e mirëkuptimit ndëretnik, gatishmërisë dhe vullnetit të hekurt për të ngritur kapacitetet mbrojtëse të atdheut tonë të vetëm, Kosovës.
“FSK është dëshmia e tolerancës dhe e bashkëveprimit institucional të suksesshëm që është realizuar dhe falë sakrificës dhe angazhimit të të gjithë juve, pa dallim”, tha ministri Maqedonci duke shtuar se vetëm duke u nisur nga parimi që t’i shërbejmë shtetit ku jetojmë dhe veprojmë, mund të ndërtojmë të ardhme të sigurt për brezat që do të vijnë.
Ndërsa zëvendësministri i Mbrojtjes, Adnan Redzeplar, duke iu drejtuar bashkëkombësve të tij, theksoi nevojën e përfaqësimit më të lartë të komunitetit boshnjak në FSK.
“Ne, boshnjakët, duhet të jemi më shumë në FSK, duhet të jemi më të trajnuar dhe të gatshëm për të mbrojtur vendin e vetë Kosovën, për të mbrojtur trashëgiminë e lirisë për të cilën kanë dhënë jetën shumë sepse forcat e së keqes nuk pushojnë kurrë“, theksoi ai.
Drejtori i NALT, gjeneral brigade Christian Nawrat, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, u shpreh se suksesi i çdo organizate sigurie varet pjesërisht nga pasqyrimi i kontributit të të gjitha komuniteteve të cilave ato duhet t'u shërbejnë.
„NATO mbështetë përpjekjet për të rritur përfaqësimin e komuniteteve joshumicë në organizatat e sigurisë së Kosovës. Është thelbësore që të gjitha komunitetet në Kosovë ta shohin veten të përfaqësuar në këto organizatat e tyre të sigurisë. Kjo ndërton besimin dhe inkurajon bashkëpunimin“, tha gjeneral Nawrat.
Gjithashtu, majori i FSK-së, Edin Jonuz, në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i uroi festën të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, të komunitetit boshnjak.




