Ministri Maqedonci priti në takim Zëvendësen Civile të Komandantit dhe Këshilltaren për Politikë të Jashtme të Komandës Evropiane të SHBA-së,Sandra Oudkirk

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim Zëvendësen Civile të Komandantit dhe Këshilltaren për Politikë të Jashtme të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), Sandra Oudkirk.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin me USEUCOM-in dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e mbrojtjes. Po ashtu, u trajtua zhvillimi i ardhshëm i FSK-së dhe mundësitë e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.

Ministri Maqedonci e falënderoi znj. Oudkirk për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Republikën e Kosovës, duke ritheksuar rëndësinë thelbësore të partneritetit me SHBA-në për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe për një të ardhme më të sigurt.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors