Ministri Maqedonci priti në takim u.d. Presidenten e Republikës së Kosovës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mirëpriti në takim u.d.Presidenten e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ku riafirmuan përkushtimin institucional për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit, ministri Maqedonci prezantoi të arriturat përgjatë mandatit, duke veçuar katërfishimin e investimeve në mbrojtje, dyfishimin e numrit të ushtarakëve, si dhe zgjerimin e mundësive për shkollimin e oficerëve të FSK-së në akademitë më prestigjioze ushtarake në botë.

Po ashtu, u diskutua për situatën e sigurisë, kontributin e Kosovës në sigurinë globale, mbështetjen për Ukrainën, zbarkimin humanitar në Gaza, si dhe aspiratën strategjike për anëtarësim në NATO.

Bashkëbiseduesit konfirmuan se vetëqëndrueshmëria, zhvillimi i mbrojtjes gjithëpërfshirëse dhe avancimi i industrisë së mbrojtjes mbeten prioritete strategjike për Republikën e Kosovës.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors