Ministri Maqedonci merr pjesë si folës në edicionin e 12-të të Shkollës Diplomatike për Diplomatë të Rinj

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot mori pjesë si folës në edicionin e 12-të të Shkollës Diplomatike për Diplomatë të Rinj, organizuar nga Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës, ku bashkëbisedoi me diplomatë të rinj nga vende të ndryshme të Evropës, Azisë, Afrikës, Amerikës Veriore dhe Amerikës Jugore.

Ministri Maqedonci theksoi rëndësinë e koordinimit ndërmjet diplomacisë dhe mbrojtjes, adresimin e sfidave aktuale të sigurisë, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës.

Ai gjithashtu tha se siguria ndërtohet jo vetëm përmes kapaciteteve ushtarake, por edhe përmes diplomacisë, institucioneve të qëndrueshme dhe partneriteteve ndërkombëtare. Bashkëpunimi me shtetet anëtare të NATO-s, zhvillimi i industrisë së mbrojtjes dhe avancimi i Programit Gjithëpërfshirës të Mbrojtjes janë pjesë e angazhimit tonë për një të ardhme më të sigurt.

Diplomatët e rinj kanë rol të rëndësishëm për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet shteteve, në forcimin e mirëkuptimit dhe në promovimin e paqes e të stabilitetit.

Siguria është përgjegjësi e përbashkët dhe bëhet më e qëndrueshme kur diplomacia, institucionet e mbrojtjes dhe partneritetet ndërkombëtare veprojnë së bashku.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors