Zëvendësministri Lleshi mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri, të organizuar nga RIT Kosovo (A.U.K.), në Prishtinë, ku u mblodhën përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues të fushës akademike.

Në fjalën e tij të rastit, zëvendësministri Lleshi theksoi rëndësinë e inteligjencës artificiale në transformimin e sektorit të sigurisë dhe mbrojtjes, duke nënvizuar mundësitë që ofron kjo teknologji, por edhe domosdoshmërinë e përdorimit të saj të sigurt, të përgjegjshëm dhe në përputhje me vlerat demokratike.

Ai vuri në pah rëndësinë e investimit në njohuri, teknologji dhe institucione profesionale, si dhe forcimin e bashkëpunimit me NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët ndërkombëtarë.

Gjithashtu, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shkëmbimin e përvojave, zhvillimin e kapaciteteve dhe avancimin e sigurisë së përbashkët.

Në përfundim, zëvendësministri Lleshi riafirmoi përkushtimin e Kosovës për të qenë pjesëmarrëse aktive në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe siguri rajonale e ndërkombëtare.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors