Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot prit në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Republikës së Turqisë në NATO, ambasadorin Basat Öztürk, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Republikën e Kosovës.
Gjatë takimit, gjithashtu u bisedua për zgjerimin e mundësive të shkollimit të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në institucionet arsimore të NATO-s, rritjen e trajnimeve bilaterale, si dhe mbështetjen e Turqisë për procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në NATO.
Ministri Maqedonci e njoftoi ambasadorin Öztürk për zhvillimin dhe progresin e vazhdueshëm të FSK-së, me theks të veçantë në ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe profesionale.
Republika e Turqisë mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Republikës së Kosovës.