Ministri Maqedonci takoi gjeneralmajor Christian Nawrat

Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Berlin (BSC), Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci zhvilloi takim me zëvendëskomandantin për Integrim në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF), gjeneralmajor Christian Nawrat.

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes, me theks të veçantë në planin strategjik katërvjeçar, zhvillimin e sistemit të mbrojtjes gjithëpërfshirëse, si dhe nismën ligjore për krijimin e Zonës së Industrisë së Mbrojtjes.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe angazhimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Kartën e Adriatikut (A5), si një hap i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit euroatlantik në fushën e sigurisë.

Ministri theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit me partnerët, në funksion të zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe forcimit të sigurisë rajonale.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors