Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin (Berlin Security Conference), e cila mbledh përfaqësues të lartë politikë, diplomatikë dhe ushtarakë për të diskutuar për sfidat aktuale në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes në Evropë.
Në kuadër të kësaj konference, ministri Maqedonci u ftua si panelist në debatin kryesor të nivelit të lartë me temë “Parandalimi përmes vigjilencës: Si të frenohet ndërhyrja ruse?”, së bashku me përfaqësues të lartë të NATO-s dhe të Gjermanisë. Gjatë diskutimit u trajtuan kërcënimet që burojnë nga ndërhyrjet dhe ndikimi rus, sfidat aktuale të sigurisë evropiane, si dhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të forcuar kapacitetet e saj mbrojtëse dhe për të kontribuuar vazhdimisht në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, duke bashkëpunuar me partnerët strategjikë.