Nderohet figura e Rrustem Rexhep Kabashi, i shpallur “Dëshmor i Atdheut”

Ministri në detyrë i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot në Prizren, mori pjesë në ceremoninë e nderimit të Rrustem Rexhep Kabashit – Haxhi Rrustë Kabashit, me rastin e shpalljes së tij “Dëshmor i Atdheut” nga institucionet e Republikës së Shqipërisë. Në ceremoni ishte e pranishme edhe u.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në këtë ceremoni u vlerësua lart kontributi dhe sakrifica e Rrustë Kabashit, i cili i përket brezit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe kryengritjeve shqiptare – një brez që dha gjithçka për lirinë, identitetin kombëtar dhe atdheun.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se historia jonë është histori e sakrificës së brezave, nga Lidhja e Prizrenit e deri te Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sakrificë që solli lirinë të cilën e gëzojmë sot.

Lavdi jetës, veprës dhe sakrificës së Rrustem Rexhep Kabashit – Haxhi Rrustë Kabashit!

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors