Nënkolonel Agron Murati ka pranuar zyrtarisht detyrën e atasheut të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë.
Ky emërim përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, duke kontribuar njëkohësisht në avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.
Në kuadër të mandatit të tij, atasheu i Mbrojtjes do të angazhohet për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, forcimin e partneritetit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe promovimin e interesave të përbashkëta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.