Në kuadër të kësaj dite, zëvendësministri i Mbrojtjes, Enis Kervan, u takua me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti egjiptian dhe vlerësoi kontributin e tyre të vazhdueshëm për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Zëvendësministri Kervan theksoi rëndësinë e përfshirjes dhe përfaqësimit të të gjitha komuniteteve në institucionet e sigurisë dhe nënvizoi rolin e tyre për forcimin e kapaciteteve të FSK-së.
Në këtë rast u ndanë mirënjohje për tre pjesëtarë të këtij komuniteti në shenjë vlerësimi për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në kryerjen e detyrave ushtarake.
Me mirënjohje u nderuan OR-6 Jetullah Mustafa, OR-5 Faik Zikollaj dhe OR-3 Leonit Muharremaj. Ministria e Mbrojtjes vlerëson angazhimin dhe kontributin e të gjithë pjesëtarëve të komunitetit egjiptian në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.