4
Qëllimi i takimit ishte përcaktimi i aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes si dhe programet e shkollimeve ushtarake për dy vitet e ardhshme
Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), u përfaqësua nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Ahmet Ajeti, i shoqëruar nga përfaqësuesi nga Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, nënkolonele Vjosa Maloku, atasheu i mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Gjermani, kolonel Bekim Zejnullahu dhe nënkolonel Xhevdet Muriqi.
Ky bashkëpunim në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura Gjermane dëshmon se janë mbështetës shumë efikas në zhvillimin profesional të FSK-së.