Zyrtarë të Ministrisë dhe oficerë të FSK-së në seminarin “Forcat e Armatosura në Demokraci” të mbajtur në Berlin

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë, një grup zyrtarësh të Ministrisë së Mbrojtjes dhe oficerë të lartë të FSK-së, qëndruar në një seminar një javor (25-28.02.2020) në Berlin të quajtur “Forcat e Armatosura në Demokraci”. Seminari është organizuar nga “Qendra për Udhëheqje të Brendshme” e Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë (Bundesver).Bazuar në programin e seminarit pjesëmarrësit fillimisht janë njohur me “Bazat e filozofisë së menaxhimit të Bundesverit”, ku ishin të përmbledhura konceptet dhe praktikat e mënyrave të qasjes së integrimit në shoqëri të “qytetarit në uniformë” dhe në përgjithësi integrimit të forcave të armatosura sipas ligjeve dhe kushtetutës së vendit.
Me interes të posaçëm ishte vizita në Komitetin e Mbrojtjes të Parlamentit të Gjermanisë, ku u bë një bashkëbisedim me deputetët Ekhard Gnotke (Eckhard Gnotke) dhe Aleksander Myller (Alexander Myller), të cilët për mes pyetjeve të shumta shprehen interesimin për proceset e transformimit të FSK-së në kuadër të misionit të ri, praninë e komuniteteve pakicë, sfidat dhe perspektivën në të ardhmen. Po ashtu u shpreh interesim dhe gatishmëri për gjetjen e mundësive të bashkëpunimit më të thelluar në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë.Po ashtu vizita në Zyrën e Komisionerit Ushtarak në Parlamentin e Gjermanisë (Bundestag), ishte mundësi e mirë për tu njohur me rolin dhe detyrat e Komisionerit (Ombus personit ushtarak) si pjesë e Bundestagut, përvojën e deritashme, efikasitetin që ka treguar në punën e vet, efektet që janë dhënë për shoqërinë dhe posaçërisht ndihma e dhënë për “qytetarët në uniformë”, ushtarakët aktiv profesionist dhe në rezervë.
Ishte mundësi e mirë njohja me sistemin e punës dhe funksionimit të Këshillit Federal të Gjermanisë ku shprehen interesat e njësive federale (landeve) dhe harmonizimit të punës së këtij këshilli me parlamentin (Bundestagun) e vendit.Në kuadër të agjendës së përgatitur, grupi i pjesëmarrësve në seminar nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja, janë pritur edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, nga ambasadori Beqë Cufaj dhe atasheu i Mbrojtjes, kolonel Xhavit Sadrijaj.Për mbarëvajtjen e këtij seminari në mënyrë sa më të këndshme dhe efektive, angazhim të pakursyer ka dhënë mikpritësi dhe drejtuesi i seminarit kolonel Martin Gerster dhe kolonel Xhavit Sadrijaj, atashe ushtarak në ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.