Zv.Ministri Syla priti përfaqësuesit e organizatës Balkan Sunflowers Kosova në kuadër të Ditës ndërkombëtare për eliminimin e diskriminimit racor

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga Këshilltari Politik për Komunitete, Asllan Kryeziu dhe Shefja e Njësisë për Çështje të Komuniteteve, Lejla Behluli, në kuadër të Ditës ndërkombëtare për eliminimin e diskriminimit racor, kanë pritur në takim zyrtar përfaqësuesit e organizatës Balkan Sunflowers Kosova.
Kjo organizatë merret kryesisht mbi problemet të drejtat dhe interesat e komuniteteve pakicë.
Me këtë rast, Zv. Ministri Syla, i rikujtoi mysafirët se, Forca e Sigurisë së Kosovës , është forcë profesionale e gjithë qytetarëve të saj, e cila në radhë e saj ka pjesëtarë nga komunitetet e ndryshme, shtetas të barabartë të Republikës së Kosovës. ” FSK, si forcë multietnike, vazhdon të realizoj proceset rekrutuese me të rinj e të reja, pa dallim të përkatësisë etnike, fetare e racore, vlera të diversitetit këto që i kultivojmë historikisht së bashku, dhe se angazhohemi në vazhdimësi që ne të përçojmë shembullin më të mirë të integrimit dhe mosdiskriminimit.” theksoi në vazhdim Zv. Ministri Syla.
Ministria e Mbrojtjes me mekanizmat e saj ligjor e administrativ, ofron siguri dhe garancë të plotë kundër të gjitha formave të diskriminimit jo vetëm racor, mbetet e angazhuar për respektimin e të gjitha të drejtave, si dhe parimin e shanseve të barabarta dhe kushteve të njëjta për të gjithë.
Ministria e Mbrojtjes, si çdoherë, është e hapur për bashkëpunim me organizatën Balkan Sunflowers Kosova dhe të gjitha organizatat tjera edhe për projekte tjera të ardhshme në funksion të integrimit të qëndrueshëm dhe përmbajtësor të komuniteteve jo shumicë.
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.