Zëvendësministri Syla priti delegacionin e lartë të Shoqatës Kombëtare të Ushtarakeve Rezerve të Shqipërisë

Në kuadër të vizitës në Kosovë dhe aktiviteteve me shoqatën homologe kosovare, delegacioni i nivelit më të lartë, i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve Rezervë të Shqipërisë sot vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes ku u pritën nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla. Me këtë rast, kolonel Thoma Konduri, i shoqëruar nga major Hamit Gojani dhe major Kujtim Boriçi si dhe kryesuesi i shoqatës së oficerëve rezervë të Kosovës, CIOR Kosova, nënkolonel Prindon Sadriu, dhe kolegu kapiten Gezim Kunoviku, shprehu impresionet e tij me pritjen vëllazërore duke njoftuar në vazhdim me fushëveprimin, aktivitetet e organizatës dhe qëllimin e vizitës në funksion të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit me kolegët e Kosovës për të ardhmen.Nga ana e tij, zv.ministri Syla falënderoi për vizitën duke përgëzuar për iniciativën shumë domethënëse dhe me interes në diplomacinë tonë të mbrojtjes, duke pasur parasysh statusin e Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve Rezervë të Shqiperisë si anëtare e Konfederatën Ndërlidhëse të Oficerëve Rezervë ( Interallied Confederation of Reserve Officers- CIOR), asociacion ky i shoqatave të oficerëve rezervë në NATO-së dhe më gjerë, ku aspiron edhe shoqata e oficerëve rezervë të Kosovës, CIOR Kosova. Në fund, nënkolonel Sadriu njoftoi me aktivitetet e CIOR Kosova, dhe bashkëpunimit me shoqatën homologe të Shqipërisë, që pritet të kurorëzohet së shpejti me zyrtarizmin e marrëveshjes bilaterale. Ai gjithashtu, njoftoi se CIOR Kosova angazhohet për afirmimin e ushtarakut rezervë të Kosovës edhe në rrafshin ndërkombëtar shumë të nevojshëm në këtë periudhë të zhvillimeve të përgjithshme.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.