Zëvendësministri Syla mori pjesë në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës

Në mbledhjen e 31-të të Qeverisë së Kosovës, zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Shemsi Syla, në emër të ministrit Armend Mehaj, ka propozuar ndryshimin dhe plotësimin së programit legjislativ tës Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2021, ku në kuadër të këtij programi përfshihet propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Që të gjitha këto propozime janë aprovuar.Me këtë rast, zëvendësministri Syla theksoi se kërkesa për plotësim-ndryshim të ligjeve të lartpërmendura ka ardhur si rrjedhojë e gjetjes së zbrazëtirave juridike dhe pengesave në zbatimin efektiv të tyre, si në aspektin e organizimit të brendshëm ministror, çështjeve të përcaktueshmërisë së sanksioneve disiplinore si dhe me synim të avancimit me standardët e vendeve të NATO-s, standard këto të cilat përfshijnë por nuk kufizohen në kontrollin dhe mbikëqyrjen civile demokratike të FSK-së.Gjithashtu, gjatë mbledhjes së Qeverisë është bërë shqyrtimi dhe miratimi Projektligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Vendit, që do të rregullojë bashkëpunimin me forcat ushtarake të vendeve partnere të Republikës së Kosovës.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.