Zëvendësministri Syla merr pjesë në Manifestimin Qendror të Ditës Kombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Vukovarit

Me ftesë të autoriteteve qeveritare kroate, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, me delegacionin nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, sot mori pjesë në Manifestimin Përkujtimor, respektivisht Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Luftës së Atdheut dhe Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Vukovarit dhe Shkabrnjës.Ky manifestim u organizua në shënim të 30 vjetorit të thyerjes së mbrojtjes së Vukovarit në vitin 1991 nga forcat serbe, si dhe masakrës në popullatën civile kroate nga forcat kriminale serbe në Vukovar dhe Shkabrnjë. Me këtë rast, zëvendësministri Syla përveç nderimeve më të larta shtetërore dhe ushtarake, u takua edhe me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic, ministrin e Mbrojtjes, Mario Banozic dhe ministrin e Veteranëve kroatë të luftës, Tomo Medved.Me këtë rast, liderët shtetëror kroatë shprehën admirimin dhe mirënjohjen e lartë për kontributin e luftëtarëve shqiptarë në Betejën për Vukovarin dhe përgjithësisht në luftën çlirimtare të Kroacisë.Mesazhi kryesor nga këto takime, ishte se historia e përbashkët e dy popujve tanë është bazament i fuqishëm për të ndërtuar edhe të ardhmen e përbashkët si dy vende dhe kombe, miq të natyrshëm.Gjithashtu duke kujtuar dhe nderuar luftëtarët dëshmorë dhe civilët martirë do të kemi të sigurt edhe të ardhmen tonë, duke mos harruar asnjëherë dhe kërkuar në vazhdimësi drejtësinë për njerëzit e pafajshëm kroat e shqiptarë, si dhe dënimin e agresorëve dhe kriminelëve serb që edhe sot e pas kaq vitesh ende nuk kanë marrë ndëshkimin e merituar.Lavdi e përjetshme të gjithë heronjve, luftëtarë mbrojtës të Vukovarit dhe martirëve civil kroat!

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.