Zëvendësministri Syla e dekoroi me medalje majorin amerikan, Timothy J. Halbur

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, priti sot në takim lamtumirës oficerin për Bashkëpunim Ndërkombëtar pranë Ambasadës së SHBA në Prishtinë, major Timothy J. Halbur.

Me këtë rast, zëvendësministri Syla, e dekoroi major Halbur me medaljen “Shërbim i shquar” me motivacion për bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe kontributin e tij në forcimin e bashkëpunimit bilateral.

Në këtë takim lamtumirës, zëvendësministri Syla shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët.

Nga ana e tij, major Halbur vlerësoi lart të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së duke shprehur besimin në realizimin e suksesshëm të vizionit të Ministrit të Mbrojtjes.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.