Zëvendësministri Rexheplar vizitoi Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së

Me qëllim të njoftimit nga afër me procesin e integrimit të pjesëtarëve të FSK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë, zv.ministri i Mbrojtjes, Adnan Rexheplar, vizitoi Komandën e Forcave Tokësore në Istog. Me këtë rast, zv.ministri Rexheplar, i shoqëruar nga këshilltari politik për çështje të komuniteteve jo shumicë, Asllan Kryeziu, ai ushtarak kolonel Hamdi Pollomi dhe oficeri i Njësisë për Çështje të Komuniteteve, major Muharrem Asllani, u pritën nga zv.komandanti i KFT-së, kolonel Hysen Dreshaj me bashkëpunëtorë. Pas njoftimit me të arriturat e deritashme dhe ato në proces, zv.ministri Rexheplar u njoftua edhe me procesin e integrimit të pjesëtarëve të FSK-së nga radhët e komuniteteve, në këtë njësi. Nga kolonel Dreshaj, procesi integrues përkatës u vlerësua lartë duke theksuar trajtimin e barabartë të tyre nga komanda, shtabi dhe kolegët tjerë, pa dallime të përkatësisë etnike, fetare dhe racore.

Më pas, zv.ministri Rexheplar me delegacionin e tij, takuan pjesëtarët e FSK-së, nga radhët e komuniteteve jo shumicë që shërbejnë në këtë kazermë, ku në bashkëbisedim me ta u njoftua për integrimin e tyre në FSK që u vlerësua pozitivisht. Nga ana e tij, zv.ministri Rexheplar, shprehu mirënjohjen për stafin komando-shtabor të KFT-së për angazhimin e tyre për integrimin sa më të mirë të pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë, si dhe njoftoi pjesëtarët nga komunitetet se politikat e integrimit nga ana e ministrit Mehaj do të avancojnë edhe më shumë me mbështetjen e plotë të tij.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.