Zëvendësministri i Mbrojtjes Burim Ramadani priti në takim ambasadorin e Turqisë Çagri Sakar

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka pritur sot në Ministrinë e Mbrojtjes Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë Çağrı Sakar, me të cilin u bisedua për zhvillimet e përgjithshme aktuale në Kosovë dhe mbi raportet mes dy shteteve partnere. Zëvendësministri Ramadani tha se në zhvillimin e përgjithshëm në Kosovë, sikurse edhe në rrugën tonë veri-atlantike, mbështetja e Turqisë është e rëndësishme.

“Kosova është e përkushtuar në zhvillimin e gjithmbarshëm, avancimin e rrugës së saj drejt integrimeve në NATO-s dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve të saj pa dallime”, tha zëvendësministri Ramadani. Nga ana e tij, Ambasadorin turk në Kosovë Çağrı Sakar vlerësoi bashkëpunimin me Kosovën në fusha të ndryshme, duke theksuar vazhdimin e mbështetjes për Kosovën nga ana e Republikës së Turqisë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.