Sot në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, zëvendësministri i Mbrojtjes në detyrë, z. Burim Ramadani, takoi atasheun amerikan të Mbrojtjes, kolonelin Ryan Nichols, me të cilin diskutuan për angazhimet e përbashkëta në sektorit të mbrojtjes në Kosovë.
Zv. ministri Ramadani tha se “thellimi i partneritetit me SHBA-të në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes është kontribut në rritjen e sigurisë sonë nacionale. Këto janë takime të rregullta në të cilat diskutojmë për realizimin e angazhimeve të përbashkëta”,- u shpreh zëvendësministri Ramadani.