Zëvendësministri Enver Dugolli vizitoi komunën e Skenderajt dhe Drenasit

Sot, zv. ministri i Ministrisë së Mbrojtjes Enver Dugolli, vizitoi komunën e Skenderajt dhe atë të Drenasit, me qëllim të njoftimit nga afër me nivelin e gatishmërisë operacionale për përballimin e pandemisë COVID-19. Zv. ministri Dugolli u prit në takime të ndara nga kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe ai i Drenasit Rammiz Lladrovci, me të cilët bisedoi rreth bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërinstitucional për menaxhimin e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.

Me këtë rast, zv. ministri Dugolli, tha se; „Gjatë takimit me kryetarët Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci shpreha gatishmërinë e institucioneve qendrore për t’u dalë në ndihmë komunave dhe qytetarëve të saj. I gjithë fokusi i Qeverisë në detyrë dhe i institucioneve tjera është drejtuar në luftën sa më efikase kundër armikut të përbashkët global, Corona Virusit COVID-19. Për ta mundur këtë virus, nevojitet një bashkëpunim dhe bashkërendim i të gjithëve, pa dallim pozite apo niveli, në mënyrë që sa më lehtë dhe sa më me pak pasoja ta kalojmë këtë situatë“.

Në fund, zv. ministri Dugolli, tha se: „Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për mbështetje autoriteteve civile. Kryetarët e të gjitha Komunave mund të llogarisin në kapacitetet tona logjistike e mbështetëse në këtë fazë të ndjeshme nëpër të cilën po kalojmë“.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.