Zëvendëskomandanti i FSK-së, gjenerali Enver Cikaqi, priti në takim lamtumirës zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneralin Reinhard Ruckenstuhl

Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjeneral majori Enver Cikaqi, sot priti në takim lamtumirës zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral brigade Reinhard Ruckenstuhl. Në takim mori pjesë edhe shefi i Stafit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj. Me këtë rast, zv. komandanti i FSK-së gjeneral Cikaqi e falënderoi zv. komandantin e KFOR-it gjeneralin Ruckenstuhl për bashkëpunimin e deritanishëm me FSK-në, me qëllim të avancimit dhe të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së në të gjitha fushat, ndërsa pasardhësit të tij gjeneral brigade Laurent Michaudit i uroj detyrën e re.

Ndërkaq zv. komandanti i KFOR-it, gjenerali Ruckenstuhl, shprehet i kënaqur për bashkëpunimin e KFOR-it me FSK-në gjatë periudhës së shërbimit të tij në Kosovë. Ai po ashtu tha se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe me pasardhësin e tij, gjeneralin Laurent Michaud . Në fund, si shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin e deritanishëm, të dy gjeneralët shkëmbyen dhurata me njëri-tjetrin.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.