Zëvendës Ministri i Mbrojtjes në detyrë Enver Dugolli viziton Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

Me qëllim të njoftimit nga afër me nivelin e gatishmërisë operacionale për përballimin e pandemisë COVID-19 , sot, Zëvendës Ministri i Mbrojtjes në detyrë Enver Dugolli viziton Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj.

Me këtë rast, Zv.Ministrin Dugolli e priti Komandanti i KDS-së , gjeneralbrigade Irfete Spahiu me stafin e saj. Gjeneral Spahiu dhe Shefi i Shtabit të KDS-së , Nënkolonel Arsim Shaqiri e njoftuan me nivelin e gatishmërisë operacionale duke e informuar me aftësitë dhe kapacitetet humane, materiale, teknike, infrastrukturore dhe mbështetjes logjistike të KDS-së të vëna në dispozicion të emergjencën mjekësore kundër COVID-19 në kuadër të planit të gatishmërisë së FSK-së.

Zv.Ministri Dugolli, më pas, vizitoi edhe konviktin e kësaj njësie i cili në rast nevoje do mund të shfrytëzohej për karantinim, nëse institucionet qeveritare parashohin një gjë të tillë. Ky konvikt ka kapacitet për akomodimin kolektiv me 412 shtretër.

Në fund, Zv.Ministri Dugolli, shprehu vlerësimin e lartë dhe impresionet e tij me nivelin e gatishmërisë operacionale, profesionalizimit, disiplinës, masave parandaluese dhe zbatimit strikt të rekomandimeve të institucioneve shëndetësore nga ana e pjestarëve të FSK-së.

Forca e Sigurisë së Kosovës është në gatishmëri operacionale dhe vazhdon intensivisht përmbushjen e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore në mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile me kapacitetet e nevojshme operacionale e logjistike.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.