Varrimi i Kapter Baki Ejupi bëhet sot në ora 1500 në fshatin Sekiraq- Podujevë

Dje, pas atakut kardiak, ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi.
Kapteri Baki Ejupi, ka lindur më 08.05.1974 në fshatin Sekiraqë – Komuna e Podujevës. Ai ka shërbyer me përkushtim të madh në Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë në Mitrovicë, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës.
Baki Ejupi qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së.
Kapter Baki Ejupi, pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.
Homazhet për Kapter Baki Ejupin, do të fillojnë sot, nga ora 1100-1200 në Kazermën „Minatori“ në Mitrovicë. Ndërsa varrimi bëhet në ora 1500 në fshatin Sekiraq – Komuna e Podujevës.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.