U nënshkruan memorandumet e bashkëpunimit të Ministrisë së Mbrojtjes me Iniciativën për Progres (INPO) dhe Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD)

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, sot në Ministrinë e Mbrojtjes u nënshkruan memorandumet e bashkëpunimit të Ministrisë së Mbrojtjes me Iniciativën për Progres (INPO) dhe Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD). Me këtë rast, pas nënshkrimit, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, znj. Rozafa Ukimeraj dhe përfaqësuesit e dy organizatave, drejtoresha ekzekutive e INPO-s, znj. Albulena Nrecaj, dhe drejtori ekzekutiv i IKD-së, z. Ehat Miftaraj, theksuan rëndësinë e këtyre memorandumeve në funksion të promovimit të parimeve të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë.Qëllimi i memorandumeve përkatëse në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Iniciativës për Progres (INPO), si dhe i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), është bashkëpunimi në fushën e prokurimit publik në Ministrinë e Mbrojtjes, për të kontribuar në transparencë dhe llogaridhënie institucionale para publikut në procesin e menaxhimit të parasë publike, në harmoni me parimet e qeverisjes së mirë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.