U nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Sot, në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës.Marrëveshja u nënshkrua nga znj. Rozafa Ukimeraj, sekretare e përgjithshme e MM-së dhe Ilir Berisha, zëvendësues i kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.Marrëveshja e bashkëpunimit mes MM-së dhe ASK-së, ka për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit institucional në mes të dy palëve; me qëllim të lehtësimit të proceduarave në afrimin e të dhënave statistikore për MM nga ASK-ja, si dhe ofrimin e ndërsjelltë të trajnimeve, mbështetja në organizimin e aktiviteteve, si dhe pjesëmarrja në aktivitet e përbashkëta.Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës në bazë të kësaj marrëveshje bashkëpunimi do të krijojnë lehtësira administrative për bashkëpunim institucional në mes palëve duke përcaktuar fushat dhe detyrimet përkatse të cilat janë pjesë e kësaj marrëveshje.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.