U nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë së Pyjeve të Kosovës

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, sot të Ministrinë e Mbrojtjes u nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencisë së Pyjeve të Kosovës.

Marrëveshjen përkatëse, në emër të institucioneve respektive e nënshkruan Zv.Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtes, znj. Fahrije Sadiku dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, z. Ahmet Zejnullahu.Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi i dy institucioneve për mbështetjen e ndërsjellët për projekte sipas fushëveprimit sektorial, projekte të përbashkëta, si dhe kërkesave e kapaciteteve në dispozicion të tyre.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.