U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës

Në ambientet e Parlamentit të Republikës se Kosovës, sot është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes bilaterale ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në prani të komandantit të FSK-së gjneralllejtënant Rrahman Rama dhe autoriteteve tjera të larta nga dy institucionet respektive, marrëveshjen përkatëse të bashkëpunimit e nënshkruan ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu.Sipas kësaj marrëveshje, ministri i Mbrojtjes në koordinim me komandantin e FSK-së emëron oficerin /zyrtarin ndërlidhës legjislativ në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, me qëllim të rritjes së bashkërendimit dhe komunikimit në përmbushjen dhe realizimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kryetarja Osmani, ministri Quni dhe gjeneral Rama, shprehen gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë. Në përmbyllje të ceremonisë, ministri Quni prezantoi para kryetares Osmani, oficerin ndërlidhës, kapiten Manushaqe Nura.

Në ceremoninë përkatëse morën pjesë edhe këshilltari i ministrit të Mbrojtjes, Demokrat Gjocaj, këshilltari ushtarak i komandantit të FSK-së, nënkolonel Berat Shala, drejtori i Departamenti ligjor në Ministrinë e Mbrojtjes, Krenare Dërmaku – Sogojeva, dhe këshilltar legjislative nga SHBA, Katherine Barton.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.