U mbajtë Takimi publik për diskutimin e Projekt-Strategjisë së Mbrojtjes

Në Ministrinë e Mbrojtjes, organizuar nga ana e Grupit Punues për hartimin e Strategjisë së Mbrojtjes, sot u mbajtë takimi publik në kuadër të procesit të konsultimit dhe komunikimit publik për hartimin e strategjisë përkatëse.Takimi u kryesua nga ana e Grupit punues për hartimin e Strategjisë së Mbrojtjes, kryesuar nga gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, i cili duke shprehur mirëseardhjen dhe në fjalën e tij prezantoi kronologjinë e shkurtër të procesit të hartimit, qasjen, metodologjinë, akterët bashkëpunues vendor dhe ata këshillëdhënës ndërkombëtar, rëndësinë e projekt-strategjisë, si dhe hapat e synuar për të ardhmen.Me një prezantim të shkurtër , pjesëmarrësit në takimin përkatës, i njoftoi, anëtari i grupit punues , kolonel Haki Hoti i cili njoftoi me përmbajtjen kryesore, me theks të veçantë në parimet, qëllimin dhe objektivat e Projekt-strategjisë së Mbrojtjes.Në vazhdim, u zhvilluan diskutime shumë përmbajtjesorë me qasje të përgjegjshme zyrtare, si dhe profesionale e akademike nga ana e pjesëmarrësve. Në takimin përkatës me diskutimet e tyre të frytshme kontribuuan , kryesuesja e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, përfaqësuesi nga Zyra për Planifikim Strategjik e Zyrës së Kryeministrit, Kushtrim Canolli, përfaqësuesi nga Sekretariati i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Bekim Podrimçaku, përfaqësuesi nga Qendra Norvegjeze e Integritetit për Sektorin e Mbrojtjes (CIDS), dr. Florian Qehaja, përfaqësuesit nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli dhe Plator Avdiu, përfaqësuesi nga Policia e Kosovës, kolonel Riza Shillova, përfaqësuesi nga Universitetit i Prishtinës, prof. Dr. Hasim Rushiti, përfaqësuesi nga Ministria e Financave, Albian Krasniqi, etj. Përveç tyre, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesi i Zyrës së Presidentit, zyrtarët nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Në fund , nga ana e kryesuesit, anëtarëve të tjerë të Grupit punues si dhe të pranishmëve , takimi u vlerësua shumë lartë duke u pajtuar që takimet e ngjashme të kësaj natyre dhe këtij niveli të organizohen edhe për projekte të tjera në të ardhmen

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.