Trupat e FSK-së në Shqipëri për shuarjen e zjarreve

Një kontingjent i FSK-së është nisur për në Republikën e Shqipërisë, drejt zonave të prekura nga përhapja e zjarreve, për t’iu bashkangjitur forcave reaguese vendore për angazhim në operacion për shuarjen dhe vënien në kontroll të zjarreve.Vendimi për zbarkim të kontingjentit të FSK-së në operacion për shuarjen e zjarreve në Republikën e Shqipërisë, ka ardhur pas kërkesës së autoriteteve shqiptare për mbështetje drejtuar ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Me këtë rast, ministri Mehaj ka siguruar homologun tij, ministrin Niko Peleshi, se vullneti i tij për zbarkim të kontingjentit të FSK-së në operacion për shuarjen e zjarreve, do të përkrahet fuqishëm nga Qeveria e Republikës, me në krye kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.Kontingjenti i FSK-së me arritjen në zonën e operacionit i është bashkëngjitur efektivave reagues të institucioneve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të Shtabit Emergjent të Kukësit.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.