Tetari Arian Zabeli dekorohet nga ushtria amerikane me çmimin „Gung Ho Award“

Nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, tetari Arjan Zabeli, përfundoi me sukses të lartë trajnimin „Advanced Infantry Marine Course“ në Bazën e Marinës së ushtrisë amerikane në SHBA.
Gjatë shkollimit, në Bazën e Marinës së ushtrisë amerikane në SHBA, tetar Zabeli në të gjitha fazat e trajnimit ka treguar paraqitje të shkëlqyer duke u renditur si njëri nga studentët me vlerësimet më të larta.
Për paraqitje të shkëlqyeshme dhe arritje të rezultateve të veçanta gjatë trajnimit për udhëheqje(lidership) në SHBA, tetari Arian Zabeli nderohet me çmimin „Gung Ho Award“.
Sukseset e pjesëtarëve të FSK-së, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, janë treguesit më të mirë për progresin të cilin po e arrin Forca e Sigurisë së Kosovës në krijimin dhe avancimin e kapaciteteve të përgjithshme.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.