Telegram ngushëllimi i Ministrit Quni me rastin e ndarjes nga jeta të kolonel Gyrner Murati

E dashura familje Murati,
I nderuar gjeneral Rama,
Të nderuar, bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të kolonel Muratit,

Me dhembje të thellë morëm lajmin me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të kolonel Gyrner Muratit. Shprehë dhembjen time për humbjen e madhe jo vetëm për familjen por edhe për ne si institucion si dhe shoqërinë tonë në përgjithësi.
Kolonel Murati si patriot e luftëtar i UÇK-së, si intelektual dhe ushtarak profesionist i TMK-së e FSK-së, dha shumë për të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së dhe vendit në përgjithësi. Ai, si lider, reflektoi edhe me karakterin dhe personalitetin e tij moral dhe profesional si shembull i ushtarakut me dinjitet e integritet të lartë. Në këto momente të vështira për familjen dhe kolegët jemi pranë tyre dhe bashkëndjejmë në dhembjen e madhe për të.Qoftë i përhershëm kujtimi për jetën dhe veprat e kolonel Gyrner Muratit!

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.