Takim lamtumirës për këshilltarin ushtarak turk, kolonel Tulek

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën në takim lamtumirës këshilltarin ushtarak bilateral nga Republika e Turqisë kolonel Hakan Tulek. Me këtë rast ministri Mehaj dhe gjeneral Rama, e falënderuan kolonel Tulek për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij në këshillëdhënie profesionale të shoqëruar me eksperiencën e tij të gjatë si oficer komando-shtabor. Nga ana e tij kolonel Tulek, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë gjatë mandatit të tij si këshilltar lidershipi në Ministrinë e Mbrojtjes, duke theksuar nder të veçantë shërbimin për perspektivën zhvillimore të FSK-së. Në shenjë mirënjohje për angazhimin e tij, ministri Mehaj dhe gjeneral Rama i ndan medalje dhe mirënjohje. Në takim kolonel Tulek u shoqërua edhe nga atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë, kolonel Ismail Cenkeri Ersoz dhe pasuesi i tij, kolonel Ilker Atay.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.