Takim bilateral i Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes së Italisë

Bazuar në Marrëveshjen Bilaterale të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes (atëherë MFSK), të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikë së Italisë, të vitit 2018, e cila specifikon çështjet fondamentale të bashkëpunimit bilateral, dhe në vazhdën e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit dy palësh, sot u zhvillua takim zyrtar virtual në mes të dy delegacioneve, ati të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes të Italisë.Kolonel Hasan Hoxha, drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike (DBNIEA) i Ministrisë së Mbrojtjes, kryesoi delegacionin e MM dhe Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së (SHPFSK), ndërsa, delegacionin Italian e kryesoi koloneli David Morpurgo, shef i Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes të Republikës së Italisë.Në takimin e parë koordinues për këtë vit, u bisedua rreth avancimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Italisë, me theks të veçantë identifikimin, konkretizimin dhe formatizimin e aktiviteteve të cilat do të mund të realizohen gjatë vitit 2021. Në takimin virtual në mes të dy delegacioneve u diskutua edhe rreth draft Planit Bilateral Vjetor, për vitin 2021, për të cilin do të ketë koordinim dhe diskutime edhe gjatë javëve në vazhdim, deri, edhe kur pritet që ky Plan të nënshkruhet në mes të dy palëve në të ardhmen. Në takimin e sotëm bilateral, mori pjesë edhe atasheu italian në Maqedoninë e Veriut i akredituar për Republikën e Kosovës, kolonel Giuseppe Montalto dhe nga MM dhe FSK morën pjesë: shefi i G3/7 i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, kolonel Ejup Maqedonci, koloneli Alessio Gronchi, këshilltar bilateral në Ministrinë e Mbrojtjes, nënkolonel Remzie Zeqiraj, shefe e Sektorit Bilateral/Multilateral, major Blerand Hasanaj, oficer për bashkëpunim ushtarak ndërkombëtar dhe zyrtarja bilaterale me Italinë, znj. Edona Abazi – Zylfijaj.

Në takim u theksua se Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Italisë kanë marrëdhënie të mira bilaterale, të cilat do t’i vazhdojnë edhe në të ardhmen në fushën e mbrojtjes.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.