Studentët e rinj amerikanë vizitojnë Ministrinë e Mbrojtjes

Në kuadër të vizitës kulturore në vendin tonë, studentët amerikanë të Institutit Danez për Studime Jashtë vendit (DIS), vizituan sot Ministrinë e Mbrojtjes.

Me këtë rast, ata u pritën nga Drejtori i Drejtorisë për Politikat e Mbrojtjes, Faruk Geci, i cili i njoftoi ata me të arriturat, zhvillimet aktuale si dhe vizionin e Ministrisë së Mbrojtjes për të ardhmen, në kontekstin e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në përputhje me modelin e DIS-Copenhagen për ofrimin e mundësive praktike të të mësuarit si dhe përmes udhëtimeve studimore të integruara në kurse, Z. Geci, gjithashtu njoftoi ata edhe me vizionin e Ministrisë së Mbrojtjes në kompleksitetin e ri gjeopolitik si dhe situatën aktuale pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si dhe reflektimit në mjedisin e sigurisë rajonale, kontinentale dhe globale.

Ministria e Mbrojtjes mirëpret gjithherë iniciativa të tilla për shkëmbim përvojash në nivele akademike e profesionale.

 

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.