Studentët e Asociacionit të Paktit Atlantik Rinisë së Kosovës vizituan FSK-në

Kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë ditës së djeshme e vizituan studentë të Asociacionit të Paktit Atlantik Rinisë së Kosovës (Kosovo Youth Atlantic Treaty Association–KYATA) të shteteve të ndryshme të botës, si: SHBA, Kanadaja, Gjermania, Rusia, Republika Çeke, Polonia, Italia, Maqedonia e Veriut, Danimarka dhe Kosova.Gjatë vizitës, studentët u pritën nga koloneli Agron Bajrami, shef i G5/8 të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, i cili para studentëve prezantoi të arriturat, sfidat dhe zhvillimet aktuale të FSK-së, përgjatë fazës së tranzicionit. Në fund të vizitës, koloneli Bajrami së bashku me udhëheqësit e KYATA-së, studentëve u ndanë certifikatat e pjesëmarrjes në Universitetin Dimëror.

Studentët janë pjesë e Edicioni të 4-të të Universitetit Dimëror për Studime të Sigurisë \”Mbrojtja Kolektive e vitit 2020 dhe Siguria Ndërkombëtare: Rëndësia e NATO-s dhe Bashkimit Evropian; Politikat e Përbashkëta të Jashtme dhe të Sigurisë” që u organizua nga KYATA, nga data: 07 – 10 shkurt 2020, në Prishtinë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.