Studentë nga Venediku vizituan FSK-në

Një grup studentësh nga Venediku, më 18.01.2020, vizituan Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në kazermën „Adem Jashari“në Prishtinë, të cilët u pritën nga kolonel Agron Bajrami dhe major Dedë Hiseni. Studentët ishin nga vendet e ndryshme të botës si: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Gjermania, Kina, Serbia, Rumania, Bullgaria etj.). Përfaqësuesit e FSK-së, të cilët i shoqëruan gjatë vizitës së tyre, mbajtën për ta një takim të shkurtër informues lidhur me rrugëtimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës ndër vite (UÇK, TMK, FSK ).

Gjatë këtij takimi, studentë nga Venediku parashtruan pyetje nga më të ndryshmet, duke treguar interes të veçantë lidhur me operimin e FSK-së me KFOR-in, kapacitetet e FSK-së, procedurat e dislokimit jashtë vendit dhe barazinë gjinore. Në fund, studentët u shprehen mjaft falënderues për mikpritjen dhe të kënaqur me informacionet që morën gjatë vizitës së tyre.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.