Shemsi Syla pranon detyrën e Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes

Sipas vendimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot, pranoi detyrën e Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes, veprimtari i çështjes kombëtare, ish-eprori i lartë i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, koloneli në pension Shemsi Syla. Me këtë rast, zv.ministri Syla u prit nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj.

Përvojën e gjatë profesionale ushtarake në detyra dhe përgjegjësi të rëndësishme, njohjen me proceset zhvillimore nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, roli dhe kontributi i zv.ministrit Syla, nga ana e ministrit Mehaj dhe gjeneral Ramës, u vlerësua shumë i rëndësishëm.Nga ana e tij, zv.ministri Syla, shprehu zotimin e tij se me të gjitha kapacitetet e tij intelektuale dhe profesionale si dhe përvojën e tij të gjatë ushtarake do të angazhohet në funksion të realizimit të politikave nacionale të sigurisë në përgjithësi dhe të politikave qeveritare të mbrojtjes në veçanti.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.