Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Holandës do të bashkëpunojnë në fushën ushtarake

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, takoi edhe ministren e Mbrojtjes Kombëtare të Holandës, znj.Kajsa Ollongren.
Me këtë rast, Ministri Mehaj me Ministren Ollongren diskutuan rreth pikave ku mund të rrisim bashkëpunimin, veçanërisht tani që veçse kemi pranuar aprovimin për caktimin e atasheut tonë jorezident të mbrojtjes që do të koordinoj bashkëpunimin me këtë shtet.
Gjithashtu, Ministri Mehaj e njoftoi për avancimet që Ushtria e Republikës së Kosovës ka bërë përmes implementimit të Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit, investimet që janë bërë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, por dhe bashkëpunimin e ngushtë që e kemi me shtetet anëtare të NATO-s, me të cilët koordinojmë në baza ditore aktivitetet përmes këshilltarëve ndërlidhës të NATO-s (NALT), të cilët aktualisht janë duke shërbyer në Kosovë, të vendosur në zyret brenda objektit të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në vazhdim, dy ministrat u dakorduan që të bashkëpunojnë në çështjen e shkëmbimit të praktikave më të mira sa i përket inkuadrimit të vajzave dhe grave në FSK, e po ashtu në ngritjen profesionale të tyre përmes trajnimeve, si dhe pjesëmarrjes në misione të përbashkëta me Forcat e Armatosura Holandeze.
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.