Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës, do të bashkëpunojnë në shkëmbimin e praktikave më të mira të rekrutimit

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, gjatê punimeve të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, u takua edhe me Ministren e Mbrojtjes dhe Shefen e Mbrojtjes Civile të Zvicrës, znj.Viola Amherd.
Me këtë rast, Ministri Mehaj me znj. Amherd diskutuan rreth bashkëpunimit në fushën ushtarake, trajnimin e përbashkët të forcave të dy shteteve, me theks të veçantë angazhimin e përbashkët në çështjen e inkuadrimit të vajzave në ushtri dhe shkëmbimin e përvojave sa i përket proceseve të rekrutimit në përgjithësi.
Po ashtu temë diskutimi ishte dhe situata gjeopolitike si dhe rëndësia e Republikës së Kosovës në rajonin e Ballkanit Perëndimor në zhvillimet aktuale, si një shtet që mbështetë politikat evropiane me rol të rëndësishëm në stabilitetin e këtij rajoni.
 
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.