Qytetari nga Ferizaj Burim Ferizi i dhuroi FSK-së pajisje xheniere

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, znj. Rozafa Ukimeraj, priti sot në takim qytetarin nga Ferizaj, z. Burim Ferizi, me të cilin nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi, donacioni, për ta mbështetur ushtrinë e Kosovës me pajisje teknike xheniere, çekan gurthyes me djegie benzine (HILT – PIONJAR 120).

Me këtë rast, sekretarja Ukimeraj, ka falënderuar, z. Ferizi për ndihmën teknike dhuruar për FSK-në. Pajisja teknike xheniere „HILT“, do të përdoret si aset i përhershëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.