QNTKSH-ja mban trajnim për vetëdijesim dhe përgatitje në rast tërmeti për GIZ-in Gjerman

Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH) e Forcës së Sigurisë të Kosovës, për tri ditë, ka mbajtur trajnimin për vetëdijesim dhe përgatitje të tërmeteve, për 70 punonjës të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ). Tërmetet janë diçka që nuk mund të evitohen dhe mund të ndodhin në çfarëdo kohe, nganjëherë me efekte shkatërruese dhe qëllimi i programit ka qenë të ngritët siguria dhe fleksibiliteti i GIZ-it, dhe stafit të tij, në rast të ndonjë tërmeti. Trajnimi është fokusuar në karakteristikat e tërmetit, veprimet që duhet të merren në rast tërmeti dhe çfarë duhet pritur dhe çfarë duhet bërë në rast tërmeti. Programi më pas ka përfshirë gjithashtu atë, se çfarë duhet bërë për të zvogëluar dëmet. Gjatë trajnimit interaktiv, instruktorët e QNTKSH-së, kanë marrë shembuj dhe skenarë nga përvojat e tyre e jetësore. Drejtori i GIZ-it për Kosovë, GIZ David Oberhuber, tha: „Kolegët tanë shumë të përkushtuar dhe kompetent të QNTKSH-së, kanë bërë një punë të madhe në rritjen e vetëdijesimit dhe kuptimit se si stafi ynë të veprojnë dhe sillen në një situatë ekstreme si tërmetet. Ne si organizatë duhet të kujdesemi për mirëqenien e punonjësve tanë në rast emergjencash.” GIZ-i operon në Kosovë, për të përfaqësuar Ministrinë Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim nga viti 1999, në fushën e punësimit dhe mirëqenies, sundimit të ligjit, agjendës Evropiane, edukimit, shkencës, kulturës, rinisë dhe sportit. Tani, fushat me prioritet janë bashkëpunimi në mes Gjermanisë dhe Kosovës për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe promovim rajonal të ekonomisë, trajnime profesionale, administratë publike, reforma në sistemin e financave publike, reformave ligjore, efikasitet të energjisë, dhe integrim në EU.

Në vazhdën e suksesit të këtij trajnimi, bisedimet për të ardhmen në fushat e bashkëpunimit dhe trajnimeve në mes të QNTKSH, GIZ dhe organizatave tjera ndërkombëtare veç se kanë filluar.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.