Qeveria Norvegjeze ofron mbështetje në realizimin e objektivave qeverisës të Ministrit Mehaj

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Qeverinë Norvegjeze, sot në Ministrinë e Mbrojtjes u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ambasadës Mbretërore Norvegjeze të përfaqësuar nga ambasadori Grondahl, dhe Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG), përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv, Naim Rashiti. Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zv.ministri Syla, falënderoi ambasadorit të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, duke i shprehur mirënjohjen e lartë për Qeverinë Norvegjeze për mbështetjen me këtë projekt, krahas ndihmës dhe mbështetjes së shumanshme të ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe të arriturat e deritashme të vendit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Ndër të tjera, ai vlerësoi lart edhe Grupin për Hulumtimin e Politikave të Ballkanit, si organizatë implementuese e projektit, e cila ka përvojën e dëshmuar të përkushtimit për të mbështetur qëllimet e funksionimit më të mirë të institucioneve, konsolidimin demokratik, integrimin e pakicave, politika këto në përputhje me objektivat e tij qeverisës. Këtë memorandum e përshëndeti edhe atasheu amerikan i mbrojtjes, kolonel Stephen Rose.Nga ana e tij, ambasadori Grondahl, theksoi se ky projekt është rezultat i vlerësimit të lartë të lidershipit të ministrit Mehaj si dhe vlerësimit për nevojën e mbështetjes së qëllimeve strategjike dhe objektivave të tij qeverisës. Ai siguroi ministrin Mehaj se përkrahja nga Norvegjia do të jetë permanente edhe në të ardhmen në funksion të zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Më pas, sipas protokollit zyrtar, aktin e nënshkrimit e bënë ministri Mehaj, ambasadori Grondahl dhe z. Rashiti.Përmes këtj memorandumi, Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë, të përfaqësuar nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë dhe Grupi për Hulumtimin e Politikave të Ballkanit, do të mbështesin rritjen e kapacitetit dhe efikasitetit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe forcimin e reformave të ndërmarra nga Ministri i Mbrojtjes. Projekti filloi me angazhimin e ish-sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj në cilësi ekspertes për ofrimin e ekspertizës së saj në mbështetje të politikave për përmbushjen e objektivave qeverisës të ministrit Mehaj dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.