Profesori Berat Batiu i dhuroi 250 libra Forcës së Sigurisë të Kosovës

Në Kazermën „Adem Jashari“ të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Prishtinë, dje menaxheri i shtëpisë botuese „Fidani“ nga Prizreni, prof. Berat Batiu i dhuroi Bibliotekës së FSK-së, një donacion prej 250 titujsh librash. Me këtë rast, Z. Batiu u shpreh i kënaqur për mundësinë e dhurimit të këtyre librave për bibliotekën e FSK-së, të cilat do të jenë në shërbim të ushtarëve dhe oficerëve të saj. Librat i pranoi, koordinatori i Klubit të Oficerëve, rreshteri shtabor Hyzer Gashi, i cili në emër të FSK-së e falënderoi profesorin Batiu, për librat e dhuruara. Librat janë nga fusha e letërsisë, artit, kritikës letrare, poezisë, filozofisë dhe nga fusha ushtarake.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.