Presidenti i Kosovës përgëzoi ekipin e FSK-së që fitoi medaljen e argjend në Britani të Madhe

Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi priti sot komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Ramën dhe ekipin e FSK-së, i cili ditë më parë u nderua me medaljen e argjend në garën ndërkombëtare më prestigjioze në botë „Cambrian Patrol“ të mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar.
Presidenti Hashim Thaçi, njëherësh komandant Suprem i Ushtrisë së Kosovës, pasi përgëzoi gjeneral Ramën dhe ekipin e FSK-së për suksesin e arritur, tha: „Ushtarët tanë, kudo në botë po dëshmojnë aftësi, vigjilencë dhe profesionalizëm. Në çdo garë ndërkombëtare, ata po arrijnë suksese. Ky ekip i mrekullueshëm i ushtrisë sonë, sivjet sërish arriti të fitoi medalje në një prej garave më prestigjioze botërore, në „Cambrian Patrol“ të Britanisë së Madhe.
Krenohem me ushtarët e Republikës së Kosovës,“- u shpreh në fund të fjalës së tij presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi.
Vlen të ceket se në këtë garë ushtarake morën pjesë 132 ekipe, prej të cilave 34 ekipe ishin nga shtetet e ndryshme të botës, ku ekipi i Forcës së Sigurisë të Kosovës fitoi medalje të argjendtë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.