Përfundoi trajnimi treditor i udhëhequr nga specialistët e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë

 

Ushtarakët e FSK-së dhe pjesëtarët e stafit të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë përfunduar me sukses trajnimin treditor të organizuar nga specialistët e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Evropë dhe Afrikë (USAEUR-AF). Përveç ushtarakëve amerikanë, me përvojën e tij të madhe, ka kontribuuar edhe këshilltari amerikan i Ministrit të Mbrojtjes për Komunikim Strategjik, Thomas Niblock. Trajnimi i mbajtur në kazermën e FSK-së  në Prishtinë, “Adem Jashari” kishte për qëllim të ofrohet një kuptim i përgjithshëm se si të shpërndahet në mënyrë efektive mesazhi i komandës përmes njoftimeve për shtyp dhe angazhimeve në media, si dhe kuptimi i përgjithshëm rreth mediave sociale dhe aplikimeve të tyre gjatë stërvitjes “Defender-Europe”23”.

 

 

 

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.