Përfundoi me sukses trajnimi bazik në Qendrën e Kërkim-Shpëtimit Urban

Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim në Pomozotin ka përfunduar trajnimi i nivelit bazik për Kërkim Shpëtim (KSH) Urban.Qëllimi i këtij trajnimi ka qenë përgatitja e pjesëmarrësve lidhur me reagimin në rast të krizave të ndryshme humanitare. Gjatë këtij trajnimi janë ligjëruar tema të ndryshme nga instruktorët e QNTKSH-së, ndërlidhur me njohurit për KSH Urban të nivelit bazik, siç janë: siguria në operacion, metodat e kërkimit, vlerësimi i objekteve, pesë fazat e shpëtimit, ndihma mjekësore në katastrofa urbane, përdorimi i pajisjeve specialistike dhe përdorimi i litarëve.Trajnimi është zhvilluar në objektet e Kazermës së Gardës Kombëtare, përkatësisht në poligonin e Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim.

Pjesëtarët të cilët përfunduan nivelin bazikë të KSH Urban, në të ardhmen kualifikohen për të vijuar edhe nivelin e avancuar për Kërkim-Shpëtim Urban, trajnim i cili ofrohet nga QNTKSH-ja.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.