Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut

Nëntoger Ylli Abazi ka mbaruar me sukses Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga tani, oficeri Abazi njohuritë ushtarake, akademike dhe praktike të fituara gjatë studimeve do t’i zbatoj gjatë shërbimit, duke kontribuar në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si një Forcë në drejtim të arritjes së kapaciteteve profesionale me qëllim të kryerjes së misionit të saj. Në kuadër të partneritetit të vendit tonë me Mbretërinë e Bashkuar, konkretisht Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të ministrive të mbrojtjes të vendeve respektive për fushën e shkollimit dhe trajnimeve, shumë kadetë të FSK-së kanë pasur mundësi shumë të mira që të kryejnë kurse dhe trajnime profesionale në kolegjet ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar dhe Iralndës së Veriut si partner strategjik i FSK-së. Gjithashtu, vlerë e veçantë është që i sapo diplomuar në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell, nëntoger Ylli Abazi është i biri i dëshmorit të UÇK-së Mustafë Abazi i rënë në luftën për liri.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.