Njoftim për media – Në lidhje me shkrimin e datës 23.04.2021 të publikuar nga “Indeksonline.net”, me titull “Pas Hulumtimit të Indeksonline, Prokuroria Themelore vazhdon hetimet për tenderin e ushqimit në FSK, mirëpo ato zvarriten ….”

Njoftojmë mediat dhe publikun e gjerë, se Ministria e Mbrojtjes nën udhëheqjen e ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj është e përkushtuar maksimalisht që të gjithë aktivitetet e saj nga fushëveprimtaria zyrtare dhe institucionale t’i realizojë të udhëhequra nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies së plotë.Ministri Mehaj prioritet të parë ndër prioritetet kryesore, pas marrjes së detyrës së ministrit, ka qeverisjen e mirë, për ministrinë me integritet dhe besueshmëri të plotë para qytetarëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.Lidhur me rastin e publikuar, që ka për subjekt lëndën e para tri viteve, kërkojmë që të vazhdoj të trajtohet nga drejtësia e pavarur. E vërteta duhet të zbardhet dhe se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.